Gazetarja e Top Channel ka kryer një intervistë me gazetarin më të vogël në Shqipëri.
13-vjeçari Antonio Lushi realizon një podcast me personazhe të njohur në Elbasan. Ai tregon sesi i lindi pasioni për gazetarinë
Bruna: Unë nuk e kam mikrofonin tim sot, jam e ftuar në një studio të improvizuar, sot sepse dikush në Elbasan po më konkurron shumë fort. Antonio Lushi është 13 vjeç. Ai ka pasion gazetarinë, ka hapur kanalin e tij në Youtube, merr intervista shumë të bukura të personazheve të ndryshëm lokalë dhe ka krijuar podkastin e tij.
Antonio: Si të lindi ty pasioni për gazetarinë?
Bruna: Unë nuk kam qenë kaq e vogël sa ty, por si ty ndoqa një ëndërr. Gjithsesi derisa ti të rritesh unë nuk kam plan të dal në pension kështu që do ta marr mikrofonin dhe do fokusohemi tek ty. Si lindi ideja për një podcast dhe çfarë temash trajton?
Antonio: Ideja është inspirim nga një personazh I huaj dhe kjo ide ka ardhur para tre vitesh. Mu desh ta mendoja mirë, çfarë do të trajtoja, çfarë do të bëja, si do ta organizoja, teknikën e këtij program. Gjithçka e bëra vetë duke i dhënë vetes kënaqësi dhe ndjekësve të mi.
Temat janë nga më të ndryshmet duke filluar që nga çështjet sociale, shëndetin, sigurinë, çdo lloj çështje. Personazhet pranojnë të bëhen pjesë, madje kam parë kënaqësi që kanë të vijnë tek unë. Ende nuk e kuptoj pse, por kur të rritem dhe pak do ta kuptoj. Jam duke hetuar, duke mbledhur informacion për të kuptuar çfarë i lë aq shumë mbresa në intervistën me mua.
Bruna: Sa kohë i kushton pasionit tënd dhe sa kohë mbetët për mësimet?
Antonio: Mësimet kanë kohë më të gjerë, ndërsa në fillim kur e krijova këtë podcast donte shumë punë, duhej organizuar ana teknike, në fillim kam punuar shumë, Tani 1 orë, 1 orë e gjysmë.
Bruna: Kush të ka ndihmuar? Kush ka qenë mbështetja jote?
Antonio: Familja më ka krijuar kushtet, por inspirimi është i gjithi i imi, do të thosha jam i veçanti i familjes sepse jam i vetmi që e dashuroj gazetarinë.
Bruna: Shikon shumë në internet apo lexon shumë?
Antonio: Interneti është bërë një gjë e rëndësishme e kohëve të fundit, nuk mund t’ja dalim pa të. Teknologjia ka anë të mira dhe të këqija, leximi të informon më shumë të jep një thesar dhe unë e quaj atë thesarin e jetës.
Top Channel