Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se një ndër qëllimet e “Defender Europe 23” është për të treguar aftësitë e forcave ushtarake të SHBA-së.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu me juve. ‘Defender Europe” është ushtrim shumë kombesh i 26 shteteve aleate. Një ndër qëllimet është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së, për të zbarkuar shpejt trupat, për të mbrojtur aleatët, për të parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen”, theksoi ai gjatë ceremonisë hapëse.

Ambasadori tha se janë vetëm 4 vjet nga formimi i FSK-së dhe se është i mahnitur me përparimin e ushtrisë.

“Tashmë kemi parë profesionalizimin e FSK-së, jemi të mahnitur me përparimin e FSK-së. Ka reaguar shumë shpejtë në Turqi e Shqipëri pas tërmeteve”, pohoi ai.

Theksojmë se, nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë mikpritëse e stërvitjes ushtarake më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”.

Top Channel