Në Prishtinë nisi stërvitja më të madhe ndërkombëtare Defender Europe 23, ku marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trup ushtarakë.

Pjesë e kësaj stërvitje do të jenë edhe dy regjimente të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që do t’i bashkohen Task Forcës së Jugut të Republikës së Shqipërisë.

Nën udhëheqjen amerikane, stërvitja që do të zhvillohet në fshatin Babaj të Bokës të Gjakovës, ka për qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë mes partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërojme dhe në vlerat e përbashkëta që çdo ditë po i kultivojmë. Së bashku, pjesëmarrja e Republikës së Kosovës me statusin e vendit pritës në mesin e 25 vendeve në këtë stërvitje me gadishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e rreth 1400 trupave të PSK-së, konfirmon më së miri edhe besimin e fuqishëm të partnerit tonë stradegjik, SHBA ndaj Republikës së Kosovës dhe ndaj ushtrisë sonë”, u shpreh Vjosa Osmani.

“Për të demonstruar që SHBA janë të aftë dhe të gatshme për të zbarkuar trupat dhe pajisjet, për të siguruar aleatët, për të zmbrapsur ata që rrezikojnë dhe për të mbrojtur kontinentin europian nga agresioni. Një prej qëllimeve është që të demostrojmë përkushtimin e aleatëve dhe partnerëve tanë europain për të rritur shkallën, kapacitetin dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”, u shpreh ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Në ceremoninë e hapjes interpretoi edhe banda muzikore e ushtrisë së SHBA-së. Gjithashtu, qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të shohin për herë të parë në rrugët e Prishtinës, një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA