Thomas Tuchel u emërua trajneri i Bayern Munchen më 25 mars, duke zëvendësuar Julian Nagelsmann.
Por, trajneri i njohur gjerman mund të kishte përfunduar në Serie A.
Një prapaskenë të tillë e zbulon Lothar Matthaus për Goal.com. Legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munchen, tregon se Tuchel ishte pranë firmës me bardhezinjtë e Juventusit.
Shkarkimi i tij ishte një surprizë e madhe për shumë njerëz, jo vetëm për mua. Nagelsmann bëri një punë të mirë. Fitoi titullin. Ndoshta nuk ishte aq i mirë në Champions në sezonin e mirë.
Por, ai sivjet fitoi dy herë ndaj PSG-së, Interit dhe Barcelonës. Në kampionat nuk ishte perfekt, por nuk ishte larg titullit. Në fillim mendova se mos bëhej fjalë për ndonjë shaka të 1 prillit.
Me siguri që do të ketë ndodhur diçka mes tij edhe Bayernit që mori atë vendim, pasi nuk ka shpjegim tjetër”, u shpreh Lothar Matthaus.
Top Channel