Paradoksi Josep Martinez; jep siguri, por Interi në verë do të blejë një portier të ri…
Florentino Perez ka patur një takim më Valdebebas, selinë qendrore të Realit të Madridit, me Carlo Ancelottin.
Në përballjen e parë mes tyre pas eliminimit së fundmi në Champions League nga ana e Manchester City. Siç bëjnë të ditur mediet spanjolle, presidenti i Los Blancos i qëndron idesë për të vazhduar projektin me teknikun italian në drejtimin e skuadrës.
Perez ka sqaruar se organika do të përforcohet në akord me politikat e klubit. Mbi të gjitha të dy kanë hedhur opsionet e tyre se si mund ta bëjnë skuadrën më kompetitive. Ancelotti është i pari që është i bindur se organika aktuale ka goxha të ardhme, ndaj ka rënë dakord që nevojiten vetëm disa prekje të vogla. Klubi nga ana e tij, kërkon që të rinjtë të bëjnë një tjetër hap drejt rritjes.
Anceloti ka muaj që e përsërit, dhe e konfirmoi edhe pas eliminimit nga Champions League, se ka një kontratë me Realin e Madridit deri në 2024 dhe ka ndër mend ta respektojë. Pavarësisht tentativave të Brazilit që e kërkon prej kohësh për stolin. Sezoni do të mbyllet gjithsesi me 3 trofe: Superkupë Europiane, Botërori i Klubeve dhe Kupa e Mbretit. Dhe pse dy objektivat kryesorë kampionati dhe Championsi iu ikën për duarsh.
Gjithsesi puna e shkëlqyer e teknikut italian ka bindur edhe Perez, një nga ata presidentë që nuk ngurron të ndryshojë trajnerë dhe projekt. Numri një i Los Blancos është i bindur t’i japë edhe një shans Ancelottit, i cili ka dhe mbështetjen e senatorëve në dhomat e zhveshjes. Me shpresën që me disa përforcime cilësore, Reali të kthehet i frikshëm për këdo./ Super Sport
Top Channel