‘Spider-Man’ sulmon me çekiç skulpturën e pedofilit që BBC mban në fasadën e ndërtesës në Londër (fotot)

20/05/2023 21:10

Një protestues me maskë ‘Spider-Man’ ka sulmuar me çekic një skulpturë perverse të kontestuar edhe nga të tjerë, që rrjeti BBC mban në fasadën e saj.

Krijimi është gdhendur nga një ‘artist’ pedofil që kishte abuzuar seksualisht me vite me të bijat e tij, madje dhe kafshët e shtëpisë.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi rrjeti BBC u kritikua gjerësisht për restaurimin e skulpturës ku përfshihet dhe figura e zhveshur e një fëmije, në selinë e tyre kryesore në Londër.

Restaurimi vjen pas një tjetër sulmi ndaj veprës së maniakut famëkeq, vitin e kaluar.

Aktivisti i sotëm me maskën e superheroit, sulmoi skulpturën me çekiç e daltë.

Protestuesi besohet se është David Chick, i cili u arrestua për sulm ndaj këtij imazhi dhe në janar të vitit 2022. Ai kishte gjithashtu një pankartë ku krahasonte transmetuesin shtetëror britanik me një “agjenci pedofilësh”.

Statuja ka qenë në shfaqje prej vitit 1932 megjithë thirrjet për heqjen e saj kur u zbuluan abuzimet monstruoze të autorit me familjen e vet.

Gill kishte qenë skulptor i njohur në shekullin e 20-të deri në vdekjen e tij në 1940, por në ditarët e tij të publikuara me vonë ai detajonte abuzimet seksuale me të bijat, mes te tjerave.

Një zëdhënës i policisë tha: “Burri raportohej se po dëmtonte një skulpturë dhe oficerët u paraqitën në vendndodhje”.

“Nuk është bërë ende i mundur arrestimi i të dyshuarit prej rrethanave të incidentit, kryesisht prej lartësisë ku ai ndodhet”.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA