Politikania opozitare arrestohet për droga dhe armë pa leje në Spanjë (fotot)

20/05/2023 17:09

Një politikane e të djathtës spanjolle është detyruar të dorëhiqet nga posti në këshillin bashkiak pas arrestimit si e dyshuar për trafikante drogash në Spanjë.

Ana González Martínez, bashkëshorti i saj dhe dy të tjerë u ndaluan të mërkurën nga policia kombëtare si pjesë e një operacioni infiltrimi për zbulimin e trafikantëve.

Oficerët thanë se kishin sekuestruar kokainë dhe marijuanë si dhe para e automjete, si pjesë e kontrolleve në zona të Madrid e Toldeom.

Policia shtonte se kishin sekuestruar gjithashtu thika, pushkë e pistoleta, të gjetura në rezidencat e González në Yeles e Toledo.

González, e partisë së djathtë Vox, përfaqësuese në bashkinë Parla, dhe bashkëshorti i saj ish-ushtarak, mbeten në paraburgim, siç njofton rrjeti vendas El Periódico de España.

Dy të arrestuarit e tjerë janë liruar me kusht.

Shtëpia e González kishte një fortifikim të ekzagjeruar dhe qen roje dhe video mbikëqyrjeje, ndërsa besohet se bashkëshorti i saj drejtonte shpërndarjen e drogave.

Hetuesit thanë se roli i González ishte më shumë mbikqyrje e operacioneve dhe bizneseve të tjera të grupit.

González dhe bashkëshorti i saj kishin disa biznese fasadë që i përdornin për të fshehur fitimet e jashtëligjshme, sipas dyshimeve të hetuesve spanjollë.

Prej të martës González është dorëhequr nga posti i saj në këshillin bashkiak të Parla, shkruan rrjeti vendas El Confidencial.

Në një deklaratë partia e saj Vox tha për zyrtaren e saj se duhet ruajtur supozimi pafajësisë deri në provimin e fajësisë pasi provat e deritanishme të autoriteteve u pritet të bindin gjykatën.

FOTO GALERI
2/3
González, e partisë së djathtë Vox, përfaqësuese në bashkinë Parla

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA