Doktori urdhërohet të paguajë asistencë për fëmijën e çiftit pas ‘sterilizimit të dështuar’ të babait (fotot)

20/05/2023 15:39
Çifti besohet se ishin nga Medellin në Kolumbi

Një doktor është urdhëruar nga gjykata të paguajë asistencë për mbështetjen e fëmijës së një çifti deri në moshën 18 vjeç, pasi kishte kryer një ndërhyrje vasektomie te i ati e cila duket qartë që nuk funksionoi.

Çifti nga Medellin, në Kolumbi, të cilët nuk janë emëruar publikisht, ashtu si dhe as vetë doktori, raportohet se u habitën kur mësuan se gruaja ishte shtatzënë pasi burri kishte kryer ndërhyrjen e sterilizimit në një klinikë të shëndetit riprodhues.

Babai kishte kryer procedurën në vitin 2012 pasi nuk donte të kishte fëmijë të tjerë me bashkëshorten prej gjendjes se veshtire ekonomike.

Ai kishte kryer dhe ekzaminimet e mëpasshme në klinikë për t’u siguruar që vasektomia kishte qenë efektive, çka u konfirmua nga klinika.

Por pasi zbuluan se gruaja kishte mbetur shtatzënë, çifti që kishin tashmë dy fëmijë, çuan në gjykatë klinikën dhe doktorin në vitin 2017 sipas këshillës se nje grupi avokatie te planifikimit familjar.

Sipas raportimeve nga britanikja Daily Mail kostoja totale e asistencës per t’u paguar është 295 milionë pesos kolumbianë ($50 000) derisa fëmijë të mbushë 18 vjeç.

Tashmë që sipas raportimeve bija është rreth vjeçe, mediat britanike thonë se doktorit i mbeten edhe tetë vjet asistencë fëmije për të paguar.

Gjykatësi tha se procedura e parë e dështuar jo vetëm dëmtoi ushtrimin e seksualitetit të burrit por kishte prekur gjendjen financiare të çiftit, pasi ata duhet të plotësonin nevojat bazë të së voglës.

Lajmi i publikuar nga rrjeti amerikan në gjuhën spanjolle Infobae, thotë se babai vuante edhe nga probleme me dëgjimin prandaj e ka të vështirë të gjejë punë, çka vështirëson gjendjen financiare të familjes dhe lehtësoi perfitimin e kompensimit.

FOTO GALERI
1/2
Babai kishte kryer procedurën në vitin 2012 pasi nuk donte të kishte fëmijë të tjerë me bashkëshorten prej gjendjes se veshtire ekonomike.

Top Channel