Gavi është një nga lojtarët më të talentuar të Barcelonës. 18-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura, por ai ka ndërmend të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.
Mesfushori ka dalë nga akademia e klubit kalatanas dhe ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur e fituar me skuadrën e zemrës. Në prononcimin e fundit, Gavi bën një premtim për tifozët e Barcelonës.
“Jam i qetë në lidhje me të ardhmen time, të qetë janë edhe tifozët. Kur isha i vogël gjithmonë ëndërroja të qëndroja te Barcelona. E them gjithmonë: ky është klubi i ëndrrave të mia.
Të fitoja me këto ngjyra ka qenë gjithmonë ëndrra dhe objektivi im. Kemi fituar kampionatin, në sezonet e ardhshme do të synojmë suksesin në Europë”, u shpreh Gavi.
Çfarë tha Xavi disa ditë më parë për mesfushorin e tij? “Nuk do të ishte në asnjë skuadër tjetër kaq i lumtur sa është tek Barcelona.
Ai është titullar dhe mjaft i rëndësishëm në fushë. Është një mrekulli kur sheh se është vetëm 18-vjeç, e ardhmja e tij kalon nëpërmjet Barcelonës“.
Top Channel