Trazirat në Pakistan; Imran Khan thotë se ‘nuk ka dialog’ me krerët e ushtrisë (fotot)

19/05/2023 19:16

Kreu opozitar Imran Khan tha sot se “nuk ka dialog” me ushtrinë e Pakistanit që prej fushatës së tij të protestave kundër gjeneralëve të fuqishëm që kulmoi me përplasje vrasëse javës që shkoi.

Në një intervistë me rrjetin francez AFP, Khan theksoi shkatërrimin e lidhjeve mes një prej politikanëve më popullorë në vend dhe ushtrisë së fuqishme të vendit, e cila ka qeverisur vetë Pakistanin për rreth tre dekada dhe mbetet faktor i larte pushteti në prapa skenë.

“Kreu aktual i ushtrisë duket qartë që ka një problem me mua,” tha Khan nga shtëpia e tij në Lahore. “Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen por për momentin nuk ka dialog”.

Ai përsëriti akuzat se kreu i inteligjencës se vendit ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së tij në nëntor, tha 70-vjeçari i cili javës që shkoi u arrestua demonstrativisht në gjykatë, per t’u liruar nje dite me vone pas trazirave.

Arrestimi i tij u pasua me zemërim të gjerë dhe protesta të dhunshme ku dogjën ndërtesa qeveritare e instalacione ushtarake, ndërsa të paktën nëntë persona u vranë.

Khan shtoi se qeveria e kryeministrit Shehbaz Sharif është “e tmerruar” të përballet me partinë e tij Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) në zgjedhjet e pritura në tetor.

“Partia jonë përballet me izolim prej një viti,” tha Khan, në dukje i lodhur por i vendosur, ulur mes një flamuri të Pakistan dhe një tjetri të partisë së tij PTI.

“Mua më hoqën nga posti me një komplot të ish-kreut të ushtrisë”, shtoi ai.

Rritja e ndarjes mes Khan dhe gjeneralëve komplikon kthimin e tij të mundshëm në pushtet pasi mund të sillte përplasje të mbështetësve me njerëzit që kontrollojnë ushtrinë e gjashtë më të madhe në botë.

FOTO GALERI
1/5
"Kreu aktual i ushtrisë duket qartë që ka një problem me mua," tha Khan nga shtëpia e tij në Lahore. "Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen por për momentin nuk ka dialog”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA