Presidenti Joe Biden miratoi planet për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.
Sipas raporteve, udhëheqësi amerikan njoftoi se kishte miratuar trajnimin, i cili mendohet të kryhet në Evropë gjatë muajve të ardhshëm, pas takimit të liderëve të G7 në Hiroshima.
Biden u tha liderëve se vendimet se kur, sa dhe kush do të sigurojë avionët luftarakë të gjeneratës së katërt për Ukrainën për t’i përdorur në betejë, do të merren në muajt në vijim, ndërkohë që trajnimi është duke u zhvilluar.
Një avion luftarak shumë i manovrueshëm, F-16 është i gjithanshëm dhe mund të arrijë shpejtësi më shumë se 1200 mph.
Ai mund të lokalizojë objektivat në të gjitha kushtet e motit dhe të zbulojë avionë me fluturim të ulët në rrëmujën e radarëve në tokë, sipas SHBA.
Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar vazhdimisht furnizimin me avionë luftarakë perëndimorë për të forcuar mbrojtjen e vendit të tij, por deri më tani është përballur me skepticizëm nga SHBA.
Sipas rregullave të licencimit të eksportit, SHBA-ja duhej të nënshkruante çdo përpjekje aleate për të trajnuar pilotët ukrainas.
Top Channel