Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të katër komunave në veri të Kosovës

19/05/2023 08:17

Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të katër komunave në veri të Kosovës.

I pari që do të betohet është Erden Atiç.

Ai do të betohet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të betohen tre kryetarët e tjerë.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok dhe në veri të Mitrovicës u mbajtën pasi kryetarët paraprakë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje nëntorin e kaluar.

Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që obligonte shoferët me makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i regjistronin ato në targat legale RKS – Republika e Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit si rezultat i presionit të Beogradit zyrtar dhe strukturave paralele ilegale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA