Megjithatë, ka nga ata pilotë të cilët kanë “përveshur” mëngët dhe janë vendosur në shërbim të komunitetit. Fjala është për Yuki Tsunodën, pilotin e Alpha Taurit i cili ndihmoi shtëpinë e skuderisë së tij, Faenzën të lirohej nga përmbytjet.
Së bashku me ndihmësit e mekanikët e skuadrës, japonezi nuk u kursye, por mori fshesën dhe bashkëpunoi për të larguar sa më shpejt ujin që kishte pushtuar të gjithë lagjen. Një shembull për t’u duartrokitur ky i pilotit të Alpha Taurit që u sensibilizua në maksimum në këtë moment të vështirë që po kalon rajoni i Emilia-Romagnas.