Pellegrini: Roma luajti e bashkuar si një familje, duke pasur identitet të fortë

19/05/2023 09:30

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, tha pas barazimit 0-0 ndaj Bayer Leverkusenit, rezultat që i jep finalen e Europa League, seia dolën të fitonin duke luajtur të bashkuar.

Pellegrini theksoi, në konferencën për mediet pas kësaj ndeshje, se ia dolën mbanë si një familje.

“Ka shumë gjëra në të cilat Roma duhet dhe mund të përmirësohet, por duke sakrifikuar veten, duke pasur një identitet të fortë, si një grup i vërtetë, askush nuk të ndal dot. Bayer është një ekip i fortë, ka individualitete të rëndësishme, ka driblime, ata po humbisnin dhe ata duhej të sulmonin. Arritëm si familje dhe ia dolëm mbanë në këtë biznes të vogël”-tha kapiteni i “verdhekuqve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA