Peja fiton titullin në basketboll pas plot një dekade

19/05/2023 09:57

Peja fiton titullin kampion në Superligën e basketbollit të Kosovës për sezonin 2022-2023.

Ajo siguroi titullin, pasi në ndeshjen e pestë të finaleve në Play Off mposhti Trepçën të enjten në mbrëmje në palestrën “Minatori”.

Takimi mbaroi me rezultatin 93:91, me kohën e rregullt që ishte mbyllur shifrat 77:77.

Ky triumf ka ndezur festën në qytetin e Pejës, me qytetarët që kanë dalë duke festuar në rrugë suksesin e ekipit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA