Shkëlqim Bozhiqi, 36 vjeç, baba i dy vajzave të vogla, vuan nga një sëmundje e rëndë.
Që në vogëli, Shkëlqimi ka pasur probleme të funksionimit të veshkave. Tashmë ato kanë dalë jashtë funksionit dhe kërkohet ndërhyrje urgjente për transplantin. Teksa nëna e tij e moshuar është ofruar t’i dhurojë veshkën, Shkëlqimi kërkon ndihmë për shpenzimet e nevojshme të operacionit.
“Kam tre vjet e gjysëm që bëj dializë, tre herë në javë në Elbsan. Po nuk bëra ndërhyrjen e transplantit nuk shkon asgjë mirë. Kërkoj ndihën e gjithë shqiptarëve, të vejnë dorën në zemër, të bëjnë çështë e mundur që unë ta kryej këtë operacion”, tha Shkëlqim Bozhiqi.
“Kërkoj ndihmën e gjithë shqiptarëve”, tha bashkëshortja e tij, Selime Bozhiqi.
36 vjeçari nga fshati Bardhas i Peqinit jeton vetëm me dializë. Atij i duhet të udhëtojë 3 herë në javë drejt Elbasanit për të kryer dializën dhe shpenzimet e pensionit të invaliditetit nuk i mjaftojnë vetëm për ilaçe. Shkëlqimi kërkon ndihmë që të jetojë e të rrisë vajzat e tij.
Top Channel