Mediat britanike ngrinin lart si heronj dy tifozë të West Ham që kishin ndalur tufën e tifozëve holandezë të Alkmaar qe tentonin të sulmonin anglezët mbrëmë në gjysmëfinalen e Europa League.
West Ham arriti të kualifikohej ndaj AK Alkmaar por fundi ndeshjes u shoqërua me skena të dhunshme teksa tifozë vendas të veshur me të zeza hynë në zonën e miqve për të krijuar probleme.
Sipas dëshmive, një dyshe ‘trimash’ londinezë bllokuan kalimin e shkallëve ku kërkonin të kalonin tifozët holandezë duke u përleshur me ta dhe rrjedhimisht duke ndaluar avancimin e tyre drejt tifozëve të tjerë, disa prej të cilëve ishin me familjarët e tyre.
Një prej tifozëve të West Ham i quajtur ‘Knollsy’, kishte bërë qëndresën me të fortë, teksa një mik i tij tregonte në rrjetet sociale: “Ne ishim ulur prapa të dashurës së Thilo Kerher. Knollsy ishte i shqetësuar për të prandaj shkoi në majë të shkallëve për të ndaluar tifozët e Alkmaar që po vinin drejt nesh.”
“Ai është një djalë shumë i mirë dhe bëri gjënë e duhur në momentin e duhur. Ai i ndaloi tifozët”.
Komentues të shumtë në rrjetet sociale e krahasonin tifozin me heronj të mitologjisë madje i bënin dhe grafika e vizatime për betejën e tij.
Ai u ndoq më pas nga një tjeter tifoz anglez që i shkoi në ndihmë duke shtyre e duke goditur huliganët, që sipas dëshmive rrjedhimisht u tërhoqën prapa.
Duke parë përleshjet edhe futbollistë të West Ham si Michail Antonio e Flynn Downes u ngjitën në shkallët e stadiumit për të dhënë kontributin në shuarjen e konfliktit.
Grupe e sigurisë më pas ndërhynë për të larguar shkaktarët e telasheve.
Skuadra angleze e trajnerit David Moyes fitoi me një rezultat total 3-1 që u vulos nga goli i Pablo Fornals në minutat e fundit dhe muajin tjetër shkon në finalen e Europa Conference League.
Policia holandeze tha se nuk kishte bërë arrestime por po punon për identifikimin e tifozëve të dhunshëm nga pamjet e kamerave.
Top Channel