Kim Min-Jae është një nga lojtarët më të vlerësuar këtë sezon tek Napoli.
Mbrojtësi garantoi siguri në prapavijën e të kaltërve duke u shndërruar një lider, në partneritet edhe me Amir Rrahmanin. Së fundmi, për Min-Jae ka pasur interes të lartë nga ana e Manchester United me mbrojtësin që e josh një eksperiencë në Premier League.
Megjithatë, në garë për koreano-jugorin në garë nuk është vetëm United pasi me përfaqësuesit e Kim janë takuar edhe drejtuesit e Paris Saint-Germain. Kryeqytetasit e trajnerit Christophe Galtier e preferojnë shumë mbrojtësin dhe janë të gatshëm ta vendosin në qendër të projektit duke i garantuar një vend mes titullareve.
Gjithsesi, për momentin Kim nuk lëviz nga ideja për të luajtur në Premier League dhe Manchester United mbetet pretendenti kryesor për shërbimet e tij.
Aktualisht vlera e kartonit të 26-vjeçarit prek shifrën e 50 milionë eurove teksa Napoli do të synojë të përfitojë edhe më shumë duke qenë se në garë për Kim janë disa klube elitare dhe të pasura të Europës.
Top Channel