Hoteli me 4-yje anulon dasmën e çiftit britanik që të strehojë 230 emigrantë të ardhur me gomone (fotot)

19/05/2023 15:55

Nusja dhe dhëndri i shokuar kanë folur në mediat britanike për anulimin e papritur të dasmës së tyre thuajse të përgatitur, pasi hoteli me katër yje mori urdhrin nga qeveria për të strehuar urgjentisht 230 emigrantë ‘të freskët’.

Needham House Hotel në raonin lindor të Hertfordshire, anuloi të gjithë prenotimet e tij në fillim të muajit pasi u prenotua për një vit nga ministria e brendshme angleze.

Jade Kolonics dhe i fejuari Danny Neal do të martoheshin aty muajin që vjen dhe po bënin përgatitjet e fundit të ceremonisë.

Zonjusha Kolonics tha: “Ne u kemi dërguar ftesat të ftuarve por vetëm disa javë larg datës nuk kemi një ambjent, as plane ushqimi ‘catering’ dhe as dhoma hoteli.

“Kjo është shkatërruese e do të ketë pasoja në shëndetin tim mendor.”

Edhe Nicola Harmel duhet të martohej në këtë hotel në verë por tani po kërkon një ambjent tjetër. Ajo kërkon dëmshpërblim nga Needham House por shefat i thonë se mund ta mbajë gjithsesi ceremoninë aty dhe dhomat t’i prenotojë diku tjetër.

Zonjusha Harmel tha: “Ne kishim prenotuar dasmën aty por ata nuk japin rimbursim pasi thonë se kanë një vit kontratë me qeverinë.

Disa prenotime të tjera dasmash në këtë hotel janë anuluar prej prenotimit të pazakontë qeveritar, teksa hoteli i njohur i dasmave ka nisur rinovime e ndryshime totale të ambjenteve për t’iu përshtatur qëndrimit të refugjatëve të rinj afrikanë e aziatikë.

Zonjusha Kolonics thotë se kërkon dëmshpërblim prej disa mijëra paundë edhe tani për fat ka gjetur një tjetër sallë për ditën e madhe.

“Nuk e di cili e ka fajin, qeveria që po marr hotelin apo hoteli që pranoi, por nuk është fare e bukur që njoftimi vjen në kohë kaq të vogël kur unë kam bërë shumicën e përgatitjeve”, tha ajo.

Mediat vendase si Daily Mail, kanë tentuar të kontaktojnë me përfaqësues të hotelit Needham House Hotel por pa sukses.

FOTO GALERI
4/5
Zonjusha Harmel tha: “Ne kishim prenotuar dasmën aty por ata nuk japin rimbursim pasi thonë se kanë një vit kontratë me qeverinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA