Superkupa e Italisë; Napoli dhe Bologna, luajnë gjithçka në Riad, sfida në Digitalb
Atletico Madrid prej muajsh ishte vënë në ndjekje të Çaglar Soyuncu, lojtarit që prej vitit 2018 aktivizohet në Premier League me fanellën e Leicester.
Turku është një nga elementët më të spikatur në radhët e “Dhelprave” dhe trajneri Diego Simeone kishte urdhëruar transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.
Diçka që sipas të gjitha gjasave është mbyllur dhe konfirmimi vjen nga ana e ish-menaxherit të Soyuncu, Mustafa Dogru i cili thekson se palët kanë një akord, madje sipas tij 26-vjeçari ka firmosur një kontratë katërvjeçare me “Los Rojiblancos” duke qenë edhe se kontrata me anglezët mbyllet në muajin qershor.

Te Atletico e donin lojtarin që në muajin janar, por nuk gjetën marrëveshje me Leicesterin. Unë nuk kam asnjë dyshim, Soyuncu do të shkëlqejë në LaLiga, pasi i përshtatet shumë mirë edhe stilit të lojës që ndjek Diego Simeone.
Luan mirë me të dyja këmbët dhe nuk gabon me topin në zotërim, janë cilësi që e kompletojnë një mbrojtës në futbollin e sotshëm”, u shpreh ish-menaxheri i Soyuncu.
Top Channel