Përpjekja e Vladimir Putin për të shantazhuar Evropën duke përdorur burimet energjetike ka dështuar, por viti i ardhshëm do të jetë ende sfidues, ka thënë komisionerja europiane për energjinë, Kadri Simson.
Duke folur në një takim të ministrave të energjisë mesdhetare të BE-së në Maltë, Simson tha se rajoni i Mesdheut kishte luajtur një rol kyç në ndihmën e BE-së 27 për t’iu përgjigjur një viti të jashtëzakonshëm të krizës energjetike dhe vështirësive të krijuara nga pushtimi rus.
BE-ja nisi planin REPowerEU në maj 2022 në përgjigje të përçarjes së tregut të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, duke synuar të sjellë kursime energjie, të rrisë prodhimin e energjisë së pastër dhe të diversifikojë furnizimet me energji.
“Një vit më pas, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja për një afat të gjatë ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme,” tha zonja Simson.
Top Channel