Zgjedhjet e Greqisë, 7 shqiptarë kandidatë: Ndahen mes Pasokut e Sirizës

18/05/2023 11:29

Shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në Greqi, janë pjesë e garës së zgjedhjeve parlamentare të 21 majit në vendin fqinj.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”. Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.

Duke cituar kryesinë e Komuniteti shqiptar në Greqi, VOA thotë se kandidimi i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare greke konsiderohet shumë pozitiv dhe shihet si shenjë e integrimit të plotë të tyre dhe përfshirjes në jetën social, politike greke.

Televizionit Tribuna i cili transmeton në gjuhë shqipe në Athinë, thotë se që nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë .

Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare greke të 21 majit.

Emigrantët shqiptarë në Greqi përballen me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit. Shqetësim për ta përbëjnë vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA