Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, pas takimit me kryesuesen e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover.
Celibashi tha se u zhvillua një bisedë e zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor dhe falenderoi zyrtaren e lartë për vëzhgimin e kryer.
Ai u shpreh se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar
“Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor. E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve #Vendore14Maj2023. Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar”- shprehet Celibashi.
Top Channel