Një postë private është grabitur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji”, ndërsa Top Channel ka arritur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes.

Siç duket në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, një person i armatosur me thikë, i pajisur me skafandër, kërcënon punonjësin e postës dhe i merr atij shumën e parave.

Pasi merr paratë e postës, ai largohet me një motomjet.

Autori 27-vjeçar Ordis Molla, është arrestuar paraditen e sotme ndërsa shuma e grabitur ishte 400 000 lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund.

Molla akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA