Një 34-vjeçar ka tentuar të vrasë fqinjin e tij në Elbasan për motive pronësie.
34-vjeçari G.M., ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë.
I lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, gjendja e të cilit nuk dihet.
Pasi tentoi të vriste 57-vjeçarin, ai u largua drejt Kapshticës, por dështoi tentativa e tij për tu larguar jashtë vendit, pasi u kap në Kapshticë.
Policia thotë se srezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, u kap dhe u ndalua në këtë pikë të kalimit kufitar, në tentativë për të dalë nga vendi ynë, shtetasi G. M., 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga shtetasi G. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Top Channel