Tentoi të dilte nga Rinasi me pasaportë të falsifikuar, arrestohet 46-vjeçarja nga Irani

18/05/2023 14:17
Foto Ilustruese

Një 46-vjeçare nga Irani është ndaluar në Rianas pasi ka tentuar të kalojë me pasaportë të falsifikuar çeke.

Në pranga ra shtetasja iraniane L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Ajo ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, asaj iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar.
2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA