Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 maj në Itali ka lënë spitalin.
39-vjeçarja ra pre e sulmit me thika të bashkëshortit Taulant Malaj i cili vrau edhe vajzën Xhesika si dhe fqinjin italian Massimo De Santis, pasi dyshonte që ky i fundit kishte një lidhje intime me bashkëshorten e tij Teftën.
Mediat italiane kanë publikuar fotot ku shihet Tefta në një karrige me rrota. Ndërkohë avokati i saj, i ka drejtuar një thirrje të hapur presidentit të Italisë, Sergio Mettarella të cilit i ka kërkuar që t’i japë nënshtetësinë 39-vjeçares, ndaj së cilës ka gjuhë urrejtje në rrjetet sociale.
Në dëshminë e dhënë, Tefta Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i saj, Taulanti kishte hyrë në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij dhe e kishte goditur të parën. Në ato momente kishte ndërhyrë vajza e 16 vjeçare e çiftit për të shpëtuar të ëmën.
Më pas Malaj zbulon se nga dhoma e gjumit, Taulanti e kishte tërhequr në kuzhinë ku vazhdonte ta godiste me thikë. Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme.
Videoja i është dërguar një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale.
Top Channel