Trajneri i Atléticos së Madridit, Diego Simeone, është i interesuar për forcimin e mbrojtjes së “Los Colchoneros” me spanjollin e Barcelonës, Jordi Alba.
Sipas “El Mundo Deportivos”, e ardhmja e anësorit 34-vjeçar është e hapur. Jordi Alba ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe ka humbur hapësirë në njëmbëdhjetëshen e Xavi Hernándezit për shkak të shpërthimit të 19-vjeçarit Alejandro Baldé.
Barcelona mund të jetë e interesuar të negociojë me Atléticon për të ardhmen e mbrojtësit, pasi kërkon nga skuadra madrilene sulmuesin Yannick Carrasco, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në kryeqytetin spanjoll.
“Los Colchoneros” kërkojnë 15 milionë euro për kartonin e belgut, por Barça përpiqet ta ulë këtë shumë në 10 milionë euro.
Top Channel