Ish ministri Lefter Koka nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por e dëgjoi nga burgu pretencën e SPAK që kërkoi shpalljen fajtor të tij për tre akuza. 

Për shpërdorim  të detyrës SPAK kërkoi dënimin me 4 vite burg, për korrupsion dënimin e Kokës  me 7 vite, ndërsa për pastrim parash u kërkuan 9 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve tha prokurori i SPAK për Lefter Kokën të jepen 10 vjet heqje lirie, që po me sygjerimin e SPAK ky dënim duhet të zbresë në 6 vjet e 8 muaj burgim për ish ministrin u kërkua edhe një dënim i dytë ai i heqjes të të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vitet e ardhshme.

Megjithatë Lefter Koka dhe tetë të tjerë të hetuar në të njëjtën dosje përfitojnë gjykim të shkurtuar e për rrjedhim zbritje të një të tretës së dënimit. Duke mbajtur parasysh gjykimin e shkurtuar në inceneratorin e Elbasanit dënimi i kërkuar zbret në 2 vjet burg e 8 muaj burg edhe ndaj ish sekretarit të përgjithshëm Alqi Bllako.

Po ashtu 2 vjet e tetë muaj edhe për katër anëtarët e komisionit, për stela Gugallian 4 vjet e tetë muaj burg dhe për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nga 6 vjet e 8 muaj burg, dënime këto të kërkuara nga SPAK në rast se ata gjenden fajtorë.

“Kjo çështje është gjykuar njëherë nga Gjykata e Elbasanit por nuk u mor parasysh nga Prokuroria e Posaçme duke rikërkuar dhe shkelur rëndë parimin e gjësë së gjykuar , dhe nuk ka ndodhur kurrë që për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, Prokuroria e Posaçme ka bërë dallime, nuk ka kërkuar asnjëherë  katër vite burgim. Është rasti i parë që jep masa drastike”, tha avokati Saimir Visha.

SPAK kërkoi konfiskimin e të gjitha pasurive të sekuestruara dy vjet më parë nga gjykata. Ndërkohë gjatë pretencës u vu re se Spak i ishte referuar akt ekspertizës në kompjuterin e Klodian Zotos për të vërtetuar njohjen mes tij dhe ish ministrit Lefter Koka. Ky standart nuk u ndoq për emailet që në të njëjtat rrethana porosisin udhëtime për Arben Ahmetajn.

Gjykata vendosi të dëgjojë avokatët dhe të akuzuarit në datën 1 qershor ora nëntë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA