Këtë mëngjes, trafiku hekurudhor midis Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë, dhe portit të Sevastopolit, bazës së flotës ruse të Detit të Zi, u ndërpre, tha një zyrtar pro-rus nga Krimea, gadishulli ukrainas që Rusia aneksoi në 2014.
Më herët në kanalin Baza në Telegram, i cili është i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, është publikuar informacioni për shpërthimin në linjën hekurudhore në Krime.
Guvernatori prorus i Krimesë, i emëruar nga Moska, tha në aplikacionin Telegram se “vagonët e grurit dolën nga shinat” në rajonin e Simferopolit, ndërsa nuk njoftoi shkakun e daljes së vagonit nga shinat.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga fillimi i luftës në Ukrainë është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të vendit që ia udhëheq, përfshirë Krimenë.
E ekspertët perëndimorë të sigurisë, vlerësojnë se tentimi i ukrainasve për ta rikthyer Krimenë mund të nxisë eskalim të mëtutjeshëm të luftës.
Top Channel