Foto ilustruese

Një sherr për motive konkurence mes pronarëve të dy minimarketeve ka përfunduar me përdorim thikash në Durrës.

Personi që qëlloi konkurrentin e vet me thikë pas sherrit verbal është një 55-vjeçar që u shpall në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Durrësit, pas një konflikti për motive konkurrence.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në policinë e Durrësit shpallën në kërkim shtetasin Artan Turkeshi, rreth 55 vjeç, banues në lagjen nr. 1. Ky person dyshohet se gjatë natës, pas një konflikti të nxitur nga konkurenca, pasi i kanë minimarketet në të njëjtën zonë, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës të llojit thikë, shtetasin Arben Sh., 57 vjeç, banues në të njëjtën lagje.

I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për kapjen e Turkeshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA