Sfiduesi i Erdogan, Kilicdaroglu ashpërson tonet para finales presidenciale në Turqi (fotot)

18/05/2023 17:45

Teksa zgjedhjet presidenciale në Turqi i drejtohen finales së 28 majit mes presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeopozitarit Kemal Kilicdaroglu, retorikat e kandidatëve ashpërsohen me tone nacionaliste për çështjet e paqes, sigurisë e refugjatëve.

Sfiduesi i Erdogan duket se ka ‘shtuar një marsh’ në qëndrimet nacionaliste elektorale duke u zotuar dje të largojë nga vendi miliona refugjatë, ndërsa zotohej gjithashtu se nuk do të negocjonte për paqen me militantët kurdë.

Megjithëse retorikat e tij synonin të ndiznin nacionalizmin dhe entuziazmin te zgjedhësit, shumë kritikë thonin se mund të ishin në fakt një avantazh për rivalin në post.

Por 74 vjeçari Kilicdaroglu duket se ashpërsoi retorikën kësaj jave duke tentuar të afrojë votuesit nacionalistë, ndoshta ata që zgjodhën kandidatin e tretë të eliminuar tashmë Sinan Ogan.

Ogan, mori 5.2 përqind të votave dhe mbështetej nga partia anti-emigrantë, që deklaronte se do të kthente emigrantët përsëri në vendet e tyre.

Votuesit në Turqi i kthehen kutive më 28 maj për raundin final pasi as Erdogan dhe as rivali, Kemal Kilicdaroglu, nuk fituan 50 përqind, që do të kishte siguruar fitoren automatike.

Zgjedhjet do të vendosin nëse vendi do të mbetet nën regjimin e presidentit të më shumë se dy dekadave apo do të nisë një kurs më demokratik siç ka premtuar opozita.

Erdogan është përballuar me kritika për kostot e jetesës dhe reagimin e ngadaltë për tërmetin shkatërrimtar të shkurtit në jug të Turqisë.

Por me maxhorancën që ai ende zotëron në parlament, Erdogan është tashmë në pozitë të mirë për të fituar në raundin e dytë.

FOTO GALERI
1/3
74 vjeçari Kilicdaroglu ashpërsoi retorikën kësaj jave duke tentuar të afrojë votuesit nacionalistë, ndoshta ata që zgjodhën kandidatin e tretë të eliminuar tashmë Sinan Ogan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA