“Rama tha nëse votoni opozitën do ju lëmë pa ujë e drita”/ Noka: Ju i thoni shqiptarëve se ju shkelim si vemje

18/05/2023 10:44

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti demokrat Flamur Noka, ka komentuar zgjedhjet e 14 majit dhe fushatën zgjedhore duke thënë se nuk ekziston asnjë vijë ndarëse mes pushtetit dhe shtetit.

Ai u shpreh se në vend është një narko-regjim dhe se sipas tij kryeministri ka bërë presion qytetarëve se nëse votojnë pozitën do të mbeten pa ujë dhe pa drita.

Sipas tij rënia e euros justifikohet me paratë e pista që u përdorën gjatë fushatës zgjedhore.

“Ka një regjim narko-regjim. Në Shqipëri u tregua ditën e dielë që vija ndarëse mes partisë së pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri parti shtet ishin të gjithë krim, të gjithë ishin garnizon i PS-së për të blerë, vjedhur, dhunuar e terrorizuar procesin zgjedhor me një kusht që Rilindja të merrte 100% të pushtetit. Banda e qeverisë shkoi në zgjedhje me një moto, nuk kishte gjë më të neveritshme e asnjë arsye të ndodhte në Shqipëri një gjë e tillë. Në Shqipëri ka një mentalitet të tillë se kryeministri thoshte po votuat opozitën do ju lëmë pa ujë e pa drita. Jeni duke e çuar Shqipërinë në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve që ju shkelim e ju konsiderojmë si vemje. Elbasani e tregoi qartësisht këtë, të burgosurit voton nga tre a katër herë. Vetëm që i gjithë pushteti i sovjetëve të mos takohet askund me votën e lirë, jeni regjim kriminal. Nuk ka asnjë rrugë tjetër më me ju, shkoi kursi i euros 100, jeni në vetë? Kurrë nuk ka rënë në këtë nivel. Ishin 500 mln euro të korrupsionit e krimit për të vrarë votën e lirë. Prisni përgjigjen që do i jepet çdo bande me pushtet e pa pushtet.”- tha Noka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA