26/11 18:17
Prej janarit të 2019 mbi 170 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur lajmin ku ka thënë se familjet e reja janë mbështetur financiarisht me 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se më shumë se 170 MIJË fëmijë kanë përfituar #bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë.”
Top Channel