Ra nga lartësia e pallatit dhe humbi jetën, arrestohen dy persona për vdekjen e 60-vjeçarit në Vlorë

18/05/2023 19:45
Foto Ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi një 60-vjeçar ra nga lartësia e pallatit në të cilin po punonte, duke humbur jetën në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në në lagjen “Uji i Ftohtë”, sakaq viktima është një shtetas me inicialet A. P..

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar shtetasin M. H., 70 vjeç, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

Si dhe A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat. 53 vjeçari u arrestua për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA