Ra në kontakt me rrymën teksa punonte, transportohet drejt spitalit 45-vjeçari në Tiranë

18/05/2023 11:08

Një 45-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike sot në Tiranë, teksa po punonte në një pallat në ndërtime sipër.

Policia bën me dije se 45-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2023, në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA