Protestë për Kamzën/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka ankesa! Glover takon Celibashin

18/05/2023 15:10

Kryevëzhguesja Odry Glover trokiti ne zyrën e Ilirjan Celibashit para demokrateve të Kamzës.

Në raportin paraprak misioni i ODIHR nuk dha lëvdata për procesin pasi kishte konstatuar fenomenin e votimit në grup, presion ndaj zgjedhësve që në disa raste autoritet i kishin ndihmuar ato. Për bisedën me dyer te mbyllura zonja Glover i kërkoi medias qe ti kërkonin detaje Komisionerit, i cili reagoi përmes pak rreshtave në rrjetet sociale.

“Vlerësova gjetjet e raportit paraprak dhe deklarove se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.”- tha Celibashi.

Në kohën kur zoti Celibashi dhe zonja Glover diskutonin mbi raportim e parë për zgjedhjet, në oborrin e KQZ mbërritën kontestuesit e parë të këtyre zgjedhjeve.

Edhe pse kishin njoftuar proteste ajo nuk ndodhi, kandidati humbës i Berishës dhe Metës për Kamzën u mjaftua vetëm me një denoncim publik.

“Të hapen kutitë pasi ka pasur shumë parregullsi me pajisjet e identifikimit. Sfidoj sulin te përballemi në 10 qendra votimi me fletë votimi.”- tha

Krahas sfidës për kryebashkiakun socialist Arjan Hoxha beri me dije se do vijojë betejën ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA