Përballe ambienteve te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor te koalicionit “Bashkë Fitojmë”, po zhvillohet një protestë paqësore, për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamëz më datë 14.05.2023.

Policia e shtetit ka marrë masa në lidhje me këtë protestë pavarësisht së është paralajmëruar, si paqësore.

Forca të shumta policore janë mbledhur pranë ambienteve të KQZ-së për të parandaluar incidente të mundshme.

Një të njëjtën kohë me protestën, edhe kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover është paraqitur pranë ambienteve të KQZ-së ku do të zhvillojë një takim.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA