Politikania fiton zgjedhjet edhe pse iu publikuan foto erotike në gjithë qytetin

18/05/2023 14:23

Publikimi i qëllimshëm disa fotove provokuese dhe jo etike, nuk e pengoi një kandidate politike në SHBA, të fitonte zgjedhjet.

Brittany Hillard e cila ka pasur një llogari OnlyFans, u përpoq që të siguronte një rol udhëheqës në qytetin Kiski në SHBA. Fotot e marra nga llogaria që kishte në OnlyFans, u publikuan për t’ja prishur imazhin dhe për ta penguar në këto zgjedhje. Për këtë gjë policia ka nisur një hetim për të gjetur personat që kanë publikuar fotot.

Fotot e saj u shpërndanë nëpër qytet duke u ngjitur nëpër biznese të ndryshme. Zonja Hilliard ishte objektivi i një përpjekjeje për të prishur fushatën e saj, për të qenë një nga udhëheqëset e qytetit të saj në shtetin e Pensilvanisë.

29-vjeçarja në asnjë nga fotot nuk shihet nudo, por me të brendshme. Këto nuk patën impakt tek qytetarët duke e bërë atë të fitonte me lehtësi. Sipas gazetës lokale të lajmeve Trib Live, ajo fitoi 257 vota, ndërsa e dyta mori vetëm 194 vota.

“Është fantastike të dish që votuesit dolën dhe votuan për ndryshime pozitive, dhe unë jam krenare dhe ndihem mirë si grua të marr mbështetjen nga komuniteti. Kam luftuar për transparencë dhe tani do të jem në gjendje t’ua jap atë banorëve”, u shpreh Brittany.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA