Policia në Australi godet me rrymë elektrike të moshuarën 95-vjeçare që ‘i rezistonte arrestit’ (fotot)

18/05/2023 17:16

Një grua e moshuar australiane e cila vuante nga demenca, është dërguar me urgjencë në spital pasi u qëllua me pistoletë me rrymë elektrike nga policia vendase.

95-vjeçarja Clare Nowland besohet se mbante në dorë një thikë në shtëpinë e të moshuarve në Cooma, Australi, çka solli njoftimin e policisë para incidentit të mërkurën pasdite.

Policia raportohet se kishte tentuar ta çarmatoste para se të përdorte pistoletën elektrike ndaj gruas së moshuar.

Ajo është tashmë në gjendje të rëndë në spitalin e Cooma, shkruan rrjeti Daily Telegraph .

Policia e rajonit New South Wales, kanë nisur tashmë një “hetim incidenti kritik” në lidhje me çështjen, për plagosjen rëndë të së moshuarës.

“Hetimi do të ketë një vlerësim të pavarur”, tha një zëdhënës i policisë, i cili shtoi stafi dhe rezidentët e tjerë të qendrës po marrin ndihmën e nevojshme psikologjike gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Shtëpia e kujdesit Yallambee Lodge operon prej vitit 1995 dhe ka 38 krevate të përhershëm dhe 2 dhoma kujdesi të veçantë.

“Hosteli ka kopshte të kuruar dhe hapësira për aktivitete të hapura dhe socializim mes rezidentëve”, thuhet në faqen e qendrës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA