Është pezulluar nga ana e Inspektoratit Kombëtar të mbrojtjes së territorit shembja e hotelit në fshatin turistik të Dhërmiut në Himarë.
Të gjitha mjetet e IKMT së bashku me punonjësit u tërhoqën paraditen e kësaj të enjteje. Shkak i pezullimit për shembjen u bë sezoni turistik por dhe ankesat e pronarëve të tjerë të hoteleve rreth zonës, të cilët kërkuan që të evitohen zhurmat pasi në zonë ka turistë.
Mësohet se aksioni për shembjen e hotelit të ndërmerret pas përfundimit të sezonit turistik. Ndërkohë pronarët e cilësuan aksionin si sulm të qeverisë me pretendimin se mbështetën kandidaturën e Fredi Belerit.
Pritet që aksioni te kryhet pas përfundimit të sezonit turistik të këtij viti.
Pezullohet shembja e hotelit në Dhërmi, shkak prishja e qetësisë së turistëve
Top Channel