Përplasja e fortë Guardiola-De Bruyne, fitorja shoi polemikat

18/05/2023 18:29

Kevin De Bruyne tregoi në sfidën me Realin se është një lojtar fantastik. Protagonist me asistet e tij në rastet e dy golave, belgu, në fakt, pati një përplasje me trajnerin Pep Guardiola.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri spanjoll u nxeh me beniamimin e tij, pasi ky i fundit e mbajti më shumë se ç’duhet topin.

Reagimi i De Bruynes ishte aty për aty e flakë për flakë. Pep Guardiola i bërtiste: “Paso topin, paso topin!”, ndërsa mesfushori kundërpërgjigjej: “Mbylle, mbylle!”

Një përplasje që u “harrua” shumë shpejt, pasi City fitoi thellë 4-0 dhe u kualifikua në finale të Championsit, ku do të matë forcat me Interin.

Në fund të takimit, Guardiola dhe De Bruyne u përqafuan me njëri – tjetrin, duke e shënuar polemikën ende pa u ndezur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA