Pamjet tregojnë masën e përmbytjeve tragjike me qytete ende të mbuluara nga uji dhe pemë të rrëzuara nga rrëshkitjet në Itali (fotot)

18/05/2023 15:22

Përmbytjet që kanë shkatërruar zona të tëra të Italisë verilindore kanë lënë qytete të mbuluara nga uji dhe rruga të shkatërruara nga rrëshkitjet e dheut teksa vendasit përpiqen të pranojnë masën e katastrofës.

Imazhe të reja tregonin sot masën e shkatërrimit të përmbytjeve teksa të paktën nëntë njerëz kanë humbur jetën në rajonin e populluar të Emilia-Romagna, me shumë rrugë të kthyera në lumenj.

Video tregojnë shtëpi e makina të mbuluara nga uji në qyteza si Luga, Ravenna, e Cesara, teksa grupe shpëtimi tentojnë dëshpërimisht të arrijnë familje të mbetura në shtëpitë e tyre.

Disa pamje tregonin një grua shtatzënë që shpëtohej në shtëpinë e saj të përmbytur nga zjarrfikësit me helikopter. Personeli i ndihmës ulën një kosh në shtëpinë e gruas për ta ngritur më pas me helikopter.

Numri i viktimave mund të rritet ende teksa disa njerëz janë të humbur në zonat e prekura nga përmbytjet.

Trupat e dy prej viktimave ishin tërhequr nga uji për disa kilometra në lumin Montone në Forli, teksa banorët thonin se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë.

Disa mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe përmbytja nuk tregon ende shenja tërheqjeje.

Autoritetet në qytetin e Ravenna dhanë sot urdhra evakuimi për tre fshatra të tjerë të kërcënuar nga përmbytjet, teksa autobusë po dërgoheshin në fshatin Villanova në Ravenna, Filetto e Roncalceci pranë lumit Lamone.

Të paktën 20 lumenj të vegjël kanë dalë nga shtrati i tyre në juglindje të Emilia Romagna pas reshjeve të fillimit të javës.

FOTO GALERI
6/12
Të paktën 20 lumenj të vegjël kanë dalë nga shtrati i tyre në juglindje të Emilia Romagna pas reshjeve të fillimit të javës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA