Nëntë të vdekur, disa të zhdukur dhe ende situata duket larg qetësimit në Emilia Romanja të Italisë ku shirat e rrëmbyer e përmbytjet kanë mbjellë kaos e frikë.

Rreth 10.000 persona janë evakuuar deri më tani, e një pjesë e tyre u desh të shpëtoheshin nga çatitë e shtëpive me helikopterë. Autoritetet thonë thënë se 14 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, dhe kanë vërshuar në 23 qyteza.

Kryebashkiaku i Ravennas, Michele de Pascale, u shpreh i tronditur duke thënë se qyteti tani është “i tjetërsuar”, ndërsa pamjet dramatike të momentit kur vërshimi i ujërave shkul asfaltin e një rruge dhe pemët pranë saj në Cesena, kane bërë xhiron e rrjetit.

Situata e rënduar meteorologjike solli dhe anulimin e garës së Formula 1 Grand Prix e planifikuar të mbahej këtë fundjave pikërisht në  Emilia-Romanja. Në diskutimet e fundit të autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola, është vendosur që eventi të mos zhvillohet.

Sasi edhe më të mëdha shiu pritet të bien në ditët në vijim. “Kjo mund të ketë qenë nata më e rëndë në historinë e Romanjas”, u shpreh Pascale për televizionin publik italian, RAI.  Kryeministrja Giorgia Meloni, zhvilloi një takim urgjent me ekipin e krizave dhe më pas i ka falënderuar punonjësit që kanë rrezikuar dhe jetët e tyre për të shpëtuar të prekurit nga moti i keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA