Dashuria sekrete e Jackie Kennedy me njërin nga njerëzit më të afërt të presidentit amerikan, letrat sekrete zbulojnë historinë
Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk sheh pjesëmarrje të Gjermanisë në koalicionin ndërkombëtar që mund të krijohet për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë.
“Në lidhje me ne nuk ka kërkesa. Gjermania po përqëndrohet në dërgimin e tankeve luftarakë, municionit dhe krijimin e një sistemi funksionues për riparimet dhe mbrojtjen ajrore. Këto gjëra janë me shumë rëndësi për aftësinë mbrojtëse të Ukrainës”, u shpreh Olaf Scholz.
Këto komente, kreu i ekzekutivit gjerman i bëri pas takimit në Këshillit të Europës në Reykjavik. Britania e Madhe dhe Holanda prezantuan të martën planet për një “koalicion ndërkombëtar”, me të cilin do të dërgohen avionë luftarakë në Ukrainë.
Sipas tij Ukraina do të furnizohet me avionë F-16 dhe do të mbështetet me trajnimin e pilotëve. Edhe Franca ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë në trajnimin e pilotëve. Ministria e Mbrojtjes në Berlin e përshëndeti iniciativën dhe çdo hap tjetër që ia bën më të lehtë Ukrainës të organizojë mbrojtjen e saj, por shtoi se për Bundeswehrin është e qartë se nuk mund të vihen në dispozicion avionë luftarakë nga rezervat e brendshme.
Top Channel