Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj Naser Kelmendit për trafikim me narkotikë.
Kelmendi u dënua me 4 vjet e 8 muaj burgim, njoftoi kryetarja e trupit gjykues, Suzana Kelmendi.
Ajo tha në dënim, do të llogaritet edhe koha që Kelmendi ka kaluar në paraburgim.
“Koha e kaluar në privim lirie nga data 13 maj 2013 deri më 27 qershor 2017, si dhe nga data 1 shkurt 2018 deri më 24 korrik 2018, do të llogaritet në shqiptimin e dënimit”, tha Çerkini.
Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit.
Më 2018, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor Kelmendin për posedim të paautorizuar të narkotikëve me qëllim të shpërndarjes së tyre dhe e dënoi e 6 vjet burgim. Në pikat e tjera të aktakuzës, që përfshinin akuza për krim të organizuar dhe vrasjen e Ramiz Delaliqit – shtetas i Bosnjës – Kelmendi u shpall i pafajshëm.
Megjithatë, po atë vit, Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim pikën për të cilën Kelmendi u shpall fajtor.
Kelmendi, i lindur në Pejë, është shtetas i Bosnjë e Hercegovinës dhe fillimisht ishte arrestuar më 2013 nga Policia e Kosovës, bazuar në një urdhërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet boshnjake.
Më 2012, Departamenti amerikan i Thesarit identifikoi Kelmendin nën Aktin për bosët e narkotikëve të jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike./ REL
Top Channel