Kuvendi i rikthehet seancave plenare pas një muaji pushim, betohen katër deputetët e rinj! Miratohet ndërtimi i “Urës së Bunës”

18/05/2023 11:30

Pas një muaj fushate zgjedhore, ka rinisur sërish sot puna e Kuvendit, ku në hyrje të seancës janë betuar katër deputetë të rinj të cilët morën mandatin sot.

Katër mandatet e ndërprera nga ish-deputetët, i kalojnë kandidatëve vijues në listën e zonës përkatëse, ku ruhet balanca e gjinisë.

Katër deputetët e rinj janë Asllan Dogjani, Ludovik Hasani, Xhafa dhe Frrok Gjini.

Në seancën e sotme, sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi janë të miratuar dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Marrëveshja e miratuar mes Shqipërisë dhe Malit të zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”, parashikon një urë e cila do të jetë e gjatë 310 metra dhe do të mundësojë kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër për vetëm 2 minuta.

Investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë Lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA