Konflikti në Ukrainë/ Papa Françesku shpreson të dërgojë “trupat e paqes” në Kiev dhe Moskë

18/05/2023 22:43

Papa Françesku ka thënë se shpreson të dërgojë të dërguar të posaçëm për paqen tek presidentët ukrainas dhe rus, Vlodimyr Zelensky dhe Vladimir Putin, në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftë.

Faqja e internetit, e specializuar në lajmet e Vatikanit, Il Sismografo tha se ky është “misioni” për të cilin Françesku foli në mënyrë të fshehtë kur po kthehej nga Hungaria muajin e kaluar.

Sipas webfaqes katolike, plani do të ishte që kardinali Matteo Zuppi i Bolonjës të shkonte në Kiev për bisedime me Volodymyr Zelensky dhe kryepeshkopi Claudio Gugerotti, kreu i departamentit të Vatikanit për kishat lindore, të shkonte në Moskë për të takuar Vladimir Putin.

Ai tha se të dy presidentët kishin rënë dakord të takoheshin me të dërguarit e papës, pa përmendur burime apo dhënë detaje.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se ai nuk kishte asnjë koment mbi raportin, por i tregoi një gazetari komentet e fundit të sekretarit të shtetit të Vatikanit, kardinal Pietro Parolin se “tani është momenti për të marrë iniciativën për të krijuar një paqe të drejtë në Ukrainë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA