Izraeli akuzon Elon Musk për ‘antisemitizëm’ pas komenteve për Sorros (fotot)

18/05/2023 21:44

Ministria e jashtme e Izraelit thotë se epiteti “hebre” që Musk përdori për George Soros, shkaktoi menjëherë teori konspirative antisemite në Twitter

Izraeli ka akuzuar pronarin miliarder të rrjetit Twitter, Elon Musk, si ‘person antisemit’, pasi tha se ‘një biznesmen dhe filantrop hebre’ e urren njerëzimin.

Një ditë më parë, Musk shkroi në Twitter se George Soros “urren njerëzimin” dhe se i kujton personazhin “Magneto”, një krye-antagonist nga librat klasikë komikë, që shfaqet gjithashtu si negative në serialin X-Men.

Pas postimit të Musk në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit tha se fraza “hebre” u bë “një temë shumë e përfolur në Twitter” dhe shkaktoi menjëherë “teori konspirative antisemitike”.

Komentet e Musk erdhën disa ditë pasi kompania e investimeve e Soros zbuloi se kishte shitur të gjitha aksionet që i zotëronte te Tesla.

Disa grupe hebraike gjithashtu akuzuan së fundmi Musk se nuk bëri mjaftueshëm për të frenuar atë që ata e përshkruajnë si antisemitizëm në Tëitter, pasi miliarderi e bleu rrjetin social tetorin e kaluar.

FOTO GALERI
1/3
Izraeli ka akuzuar pronarin miliarder të rrjetit Twitter, Elon Musk, si ‘person antisemit’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA