Ish-mbrojtësi francez Patrice Evra u përfshi në një debat të ashpër me asistentët e Pep Guardiolës në përfundim të ndeshjes mes Manchester City-t dhe Realit të Madridit, ku anglezët siguruan finalen e Ligës së Kampionëve.
Evra ndodhej aty nën petkun e komentatorit të CBS dhe u pa të debatonte ashpër me stafin e “citizens”, teksa më pas u afrua në studion e improvizuar, për të treguar edhe çfarë ndodhi.
“Ata po festonin dhe po drejtoheshin nga unë, si për të treguar, që kjo fitore ishte për mua. Një vit më par i shava për eliminimin nga Reali, ndaj ju djeg. Megjithatë ju thashë të mos festojnë, pasi ka ende edhe një ndeshje. Hej, jeni në finale, por nuk e keni fituar Ligën e Kampionëve. Qetësohuni”, tha Evra në rrëfimin për debatin.
Top Channel